03 Maj 2024

Prodhuesi i gomave Continental hap fabrikë në Rusi

Moskë, 21 shtator - Koncerni Continental - lideri i tregut evropian të gomave për automobilat e lehtë - do të ndërtojë një uzinë në afërsi të qytetit Kaluga në jugperëndim të Moskës.

 Ndërtimi i saj do të fillojë në fund të këtij viti, kurse prodhimet e para do të duken aty nga viti 2013.

Kostoja e projektit përbën rreth 220 milionë euro. Kapaciteti i linjës së parë prodhuese të uzinës - 4 milionë goma në vit. Kompania do të krijojë rreth 400 vende pune.

Më parë prodhimet e veta i hapën në qarkun e Kalugës “Volkswagen”, aleanca e prodhuesve të automobilave “Peugeot - Citroen - Mitsubishi”, “Reno” dhe “Volvo”.

Po atje punon gjithashtu edhe uzina e kompanisë kanadeze “Magna” - një nga furnizueset më të mëdha në botë të komponentëve (pjesëve të këmbimit) të automobilave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)