22 Dhjetor 2024

Prodhimi vendës shtyllë e qëndrushmërisë shtetërore

Prishtinë, 5 dhjetor - Ka nisur ekspozimi dhe promovimi i prodhimeve vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2019” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU? nga Aleanca Kosovare  e Bizneseve në rrjetin e marketeve Viva Fresh Store në Prishtinë – Veternik,
 
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se për të shtatëmbëdhjetin vit organizohen “Javët e Biznesit Kosovar”, me moto: Unë Konsumoj produkte Vendore, Po Ju?.

Sivjet jemi më mirë sesa viteve parprake, për shkak se është bërë një vit që kur është vënë taksa kundër prodhimeve serbe e boshnjake.

"Më 2003 kur nisëm “Javët e Biznesit Kosovar”, kishim rreth 35 produkte e tash pas 17 vjetësh tradite janë mbi 10 mijë produkte shqiptare e të cilat secilin vit shënojnë ngritje", tha Shahini.

Kryetari i AKB-së shtoi se shkëmbimi i prodhimeve shqiptare duhet të lehtësohet në të gjitha tregjet shqiptare, e jo sikur po ndodh ku akoma ka barriera.

"Minishengeni ballkanik është i vonuar e i tejkaluar. Bizneset  e vendit kanë nevoj për Shengen evropian e jo ballkanik e i cili izolon prodhuesit vendës", tha Agim Shahini.

Ai shtoi se institucionet duhet krijuar klimë më të mirë për bizneset e sidomos prodhuesit. AKB-ja do të jenë gjothëmonë në krah të tyre.

"Duke konsumuar prodhimet vendore zhvillojmë shtetin, rrisim punësimin, prodhimin eksportet e punësimin. Prodhimi vendës është shtyllë e qëndrushmërisë shtetërore ", tha kryetari i AKB-së.

Ndërsa Liridon Berisha, menaxher i marketingut në rrjetin e marketeve Viva Fresh Store tha se në raftet e tyre çdo ditë po shtohen produktet vendore e të cilat po i përkahin fuqishëm duke i zëvendësuar ato të huajat.

Sipas tij mbi 30 për qind e shitjes në 66 pikat e rrejtit të marketeve të tyre janë prodhime vendore. 

"Ne nga viti i ardhshëm do të kemi edhe me shumë prodhime vendore në raftet e marketeve", tha Berisha.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)