Prodhimi industrial turk u rrit me 8,4%
Ankara, 14 shtator - "Indeksi i qarkullimit total, duke përfshirë sektorët e industrisë, ndërtimit, tregtisë dhe shërbimeve, u rrit me 20,2 për qind në bazë vjetore në korrik 2020", njoftoi të hënën Instituti i Statistikave të Turqisë (TurkStat).
Indeksi shënoi ndryshime më të mëdha në sektorin e tregtisë, me 32,9 për qind në korrik krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, sipas shifrave zyrtare.
Sektori i industrisë regjistroi një rritje vjetore prej 20,2 për qind, ndërsa indekset e sektorëve të ndërtimit dhe shërbimeve u rritën përkatësisht me 14,9 për qind dhe 12,5 për qind.
Sipas TurkStat, vëllimi i qarkullimit është një tregues i rëndësishëm afatshkurtër që përdoret për të vlerësuar situatën ekonomike të vendit.
Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank rritjen e prodhimit industrial e ka vlerësuar nga “Twitter”, ku ka shkruar: “Të gjithë nënzërat kanë dalë pozitiv në bazë mujore. Duke e vazhduar ndarjen pozitive në prodhimin industrial, në ekonominë globale u futëm në 3 të parët”.
“Masat që po zbatohen e kanë rikuperuar sektorin real. Në tremujorin e 3-të presim një rritje të madhe”,- shkruan ministri në “Twitter”.
Kurse ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak në vlerësimin që u ka bërë shifrave përmes llogarisë së tij ne “Twitter” thotë se në korrik në bazë vjetore prodhimi industrial është rritur me 4,4%, vëllimi i shitjes me pakicë është rritur me 11,9%, dhe indeksi i qarkullimit në sektorët e ndërtimit, tregtisë dhe shërbimeve është rritur me 20,2%.
“Përgëzoj për mundin e punën e bërë të gjithë prodhuesit që kanë besim tek e ardhmja e këtij vendi”,- e përfundon mesazhin ministri Albayrak.