Prodhimi industrial turk shënoi rritje me 10,4 për qind
Ankara, 9 nëntor - Prodhimi industrial i Turqisë vjen duke u rritur çdo ditë e më shumë. Të dhënat për muajin shtator në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar tregojnë një rritje me 10,4%.
Instituti Turk i Statistikave (TUIK) publikoi indeksin e prodhimit industrial për muajin shtator.
Sipas kësaj prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimi sezonal dhe kalendarik në muajin shtator në krahasim me një muaj më parë shënoi rritje me 0,6%.
Prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimi kalendarik për muajin shtator në krahasim me vitin e kaluar shënoi rritje me 10,4%.
Ndërkaq indeksi i prodhimit industrial i pakorrigjuar për periudhën në fjalë shënoi rritje me 13,4%.
Bëhet e ditur se prodhimi industrial edhe gjatë çerekut të tretë të vitit të kaluar kishte shënuar rritje me 10% në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë.