24 Dhjetor 2024

Prodhimi industrial turk parakalon ekonomitë gjigande të Evropës

Ankara, 16 tetor - Rritja vjetore e prodhimit industrial të Turqisë ka parakaluar edhe ekonomitë gjigande të Evropës si Gjermania, Anglia dhe Franca.

Sipas të dhënave të marra nga Instituti i Statistikave të Bashkimit Evropian (EUROSTAT) dhe atij turk (TÜİK), prodhimi industrial i BE-së u ul me 0,3% në muajin gusht, ndërsa në nivel vjetor shënoi një rritje prej 1.9%.

Në të njëjtën periudhë, në Eurozonë prodhimi industrial pati një rënie mujore prej 0,5%, ndërsa shënoi një rritje vjetore prej 0,9%.

Kurse në Turqi prodhimi industrial ka regjistruar rritje si në bazë mujore, ashtu edhe në atë vjetore, duke lënë kështu pas gjigandët e prodhimit industrial të Evropës.

Gjatë kësaj periudhe, indeksi i prodhimit industrial të korrigjuar për ndikimet sezonale në Turqi për muajin gusht u rrit me 7.2% krahasuar me të njëjtin muaj vitin e kaluar, kurse në krahasim me muajin e mëparshëm indeksi është rritur me 2,9%.

Rritja e prodhimit industrial mbi parashikimet nuk ka habitur vetëm analistët, por është bërë shkak edhe për korrigjimin në kahun pozitiv të parashikimeve për rritjen ekonomike 3-mujore dhe vjetore të Turqisë.

Sipas këtyre rezultateve Turqia ka lënë prapa 23 nga 25 vendet anëtare të Bashkimit Evropian si në bazë mujore, ashtu edhe vjetore.

Në bazë vjetore në listën e prodhimit industrial sipër Turqisë qëndrojnë vetëm Irlanda me Maltën, ndërsa ekonomitë e fuqishme të Evropës, si Gjermania, Anglia dhe Franca kanë mbetur prapa Turqisë për sa i takon rritjes së indeksit industrial.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)