Prodhimi industrial turk është rritur me 14,7 për qind
Prishtinë, 10 dhjetor - Prodhimi industrial, që konsiderohet botërisht si tregues primar i rritjes ekonomike, është rritur me 14,7 për qind gjatë muajit tetor në Turqi dhe ka demonstruar rritjen më të lartë të 5 viteve të fundit, shkruan gazeta \"Sabah\".
Kjo rezulton rritja më e shpejtë që prej janarit të 2011-s.
Specialistët tërheqin vëmendjen se rritja ekonomike do të jetë edhe më e shpejtë në fund të tremujorit të fundit të vitit, kjo falë edhe stabilitetit politik në vend.
Ministri turk i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Fikri Isik, vuri në pah se me rritjen e besimit ndaj ekonomisë prodhimi industrial në Turqi ka shpalosur përsëri një grafik në rritje.