16 Prill 2025

Prodhimi industrial në Turqi u rrit me 2,9 për qind

Ankara, 10 maj - Sipas shifrave të fundit të Institutit të Statistikave të Turqisë (TÜİK) prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimet kalendarike është rritur me 2,9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ingranazhet në industri vazhdojnë të rrotullohen. Në muajin mars prodhimi industrial është rritur me 2,9%.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TÜİK) ka publikuar përfundimet lidhur me indeksin e prodhimit industrial për muajin mars.

Sipas shifrave të fundit prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimet e stinës dhe kalendarike në muajin mars është pakësuar me 0,5% në krahasim me muajin e mëparshëm.

Kurse prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimet kalendarike është rritur me 2,9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2016 prodhimi industrial i korrigjuar nga ndikimet e stinës dhe kalendarike është rritur me 1,5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Kurse i korrigjuar vetëm nga ndikimet kalendarike prodhimi industrial është rritur me 4,7% në krahasim me tremujorin e parë të vitit të mëparshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)