Prodhimet kosovare promovohen në Tiranë

Në këtë panair, kompanive nga Kosova do tu mundësohet promovimi i produkteve të tyre, njëherësh krijimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit me kompanitë e tjera pjesëmarrëse. E gjitha bëhet me synimin që kompanive vendëse tu ofrohen mundësi për qasje më të lehtë në tregjet rajonale.
Kompanitë kosovare të përpunimit të drurit që marrin pjesë në panairin janë: Gateri, Sharra, Lesna, Daqa, Koba, Hoti;
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë panair vjen si rezultat i bashkëpunimit dhe mbështetjes së përbashkët nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK) dhe USAID - Empower projekt.
Panairi Ndërkombëtar i Mobilierisë Shqipëria 2016 mbahet për të 13-in vit, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe do të jetë i hapur nga data 11 deri 14 Mars 2016.