23 Dhjetor 2024

Prizreni qendra kombëtare tregtare më e madhja për prodhime vendore

Prizren, 5 dhjetor - Promovimi i prodhimeve vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2017", ka vazhduar me aktivitete në qendër të Prizrenit, organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.

“Të gjithë qytetarët duhet të konsumojnë prodhimet vendore, sepse janë më të mirat”, tha Agim Shahini, kryetari i AKB-së. Sipas tij motoja “Unë konsumoj produktet vendore. Po Ju”, duhet të jetë në mendjen e secilit qytetarë me qëllim të zhvillimit ekonomik, rritjes së mirëqenies sociale e  të gjitha sferave. Në anën tjetër blerja e prodhimeve vendëse do të ulë edhe eksportin e parave drejt shteteve tjera.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, shtoi se politikat fiskale deri tash nuk kanë qenë të favorshme. Tash kemi shpresë sepse Qeveria e re ka premtuar se do të heq të gjitha taksat nga një janari i vitit 2018.   

“Prizreni si në të kaluarën edhe tash vazhdon të mbetet qendra kombëtare tregtare më e madhja për prodhime vendore dhe shembullin e Prizrenit duhet ta ndjekin edhe komunat tjera”, tha Agim Shahini.

Ai tregoi se AKB-ja tash pesëmbëdhjetë vjet  realizojnë “Javët e Biznesit Kosovar”, që ka qëllim kryesor të promovojë ekonominë, të rrit konsumimin e prodhimeve kosovare, të stimulojë bizneset vendëse, të përmirësojnë cilësinë e prodhimeve sipas standardeve më të larta dhe të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të vazhdoj të krijojë mjedisë të favorshëm afarist për një zhvillim më të hovshëm ekonomik.

Liman Asllan, koordinator i AKB-së në Prizren, tha se janë këtu për të promovuar prodhimet vendëse të cilat janë më cilësore se ato të importuarat dhe se me blerjen e prodhimeve vendore do të kemi përparime më të mëdha në të gjitha fushat e jetës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)