Prishtina i jep tokë Ambasadës së Shqipërisë për ndërtimin e objektit

Prishtinë, 31 maj - Kuvendi i Komunës së Prishtinës organizon sot mbledhjen e jashtëzakonshme e lidhur me Propozimvendimi për dhënien e pëlqimit për ndërrimin e destinimit të parcelës në kuadër të Planit rregullues Lakërishta për ndërtimin e objektit të Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë.
Po ashtu gjatë kësaj mbledhje në rënd dite do të jetë edhe propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës së Prishtinës në shfrytëzim Ambasadës së Republikës së Shqipërisë.