Prezantohet projekti i ri për mirëmbajtjen e ndërtesave kolektive
Me këtë rast, u prezantua edhe ndërtesa e parë ku ka intervenuar NPB, si model i punës që do të bëhet edhe në ndërtesat tjera.
Në vitin 2013, Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka kaluar ligjin përmes të cilit pronarët e banesave janë bashkëpronarë të hapësirës së përbashkët brenda gabaritit.
Prej atëherë, NPB nuk ka pasur mundësi të reagojë dhe tiu del në ndihmë qytetarëve. Tash, kjo ndërmarrje është licencuar që tiu ofrojë shërbime banorëve, dhe bashkë me Komunën ka përgatitur një plan përmes të cilit ofron pako të ndryshme të shërbimeve, theksoi Ahmeti.
Ai tha ky projekt parasheh vendosjen e dyerve dhe hapjen e tyre përmes kartelave të koduara, interfonin, mirëmbajtjen e brendshme të hyrjes, lyerjen e objektit, e deri tek vendosja dhe mirëmbajtja e ashensorëve.
Drejtori i NPB, Nexhat Kryeziu, theksoi se një investim i tillë po bëhet për herë të parë, dhe pritet që të ketë shumë sukses për shkak se kërkesa e qytetarëve për shërbime të tilla është shumë e madhe.
Përmes planit operativ do të intervenojmë fillimisht në lagjet ku nuk funksionojnë ashensorët, dhe nuk mirëmbahen hyrjet, si për shembull në Dardani, Ulpianë dhe qendër. Bashkë me Komunën do ta shtyjmë përpara këtë project, dhe deri në fund të vitit mendojmë të investojmë në 50 ndërtesa, tha Kryeziu.
Ai kërkoi nga qytetarët e Prishtinës që të formojnë Këshillin e Banorëve në ndërtesën ku jetojnë, ashtu që ta bëjnë të mundur realizimin e këtij projekti.
Udhëheqësi i projektit, Drilon Pireva, foli për investimin konkret në ndërtesën e parë, me çrast përmendi vendosjen e derës së re të hyrjes, vendosjen e interfonëve, lyerjen e mureve, instalimin e kabllove elektrike, vendosjen e ndriçimit të përbashkët, riparimin e parmakëve, e të tjera.
Në emër të banorëve të kësaj ndërtese, përfaqësuesi i Këshillit të Banorëve, Sadudin Prekazi falënderoi Komunën dhe NPB-në për realizimin e këtij projekti. Asnjëherë në histori nuk ka pasur riparime të tilla kaq cilësore dhe kaq të thella. Falenderoj Ndërmarrjen, Komunën dhe banorët për këtë angazhimin që tashmë i solli frytet para, tha Prekazi.