Prezantohet gjenerata e tretë e BMW X5

Frankfurt, 19 maj - Kompania gjermane Hamann që merret me modifikimin e veturave kryesisht sportive, këto ditë ka prezantuar gjeneratën e tretë të BMW X5, me të cilën vërtetë ka bërë një punë të shkëlqyer.
Në paketën e ndryshimeve, kësaj veture i janë ndryshuar mbrojtësit, anësorë, dritat LED dhe ato të mjegullës si dhe ftohtësi gjigant i motorit.
Por nuk mund të mos vërehen as ngjyra unike dhe karroceria e punuar nga fibër karboni. Ndërkaq enterieri ka pësuar ndryshime më drastike, duke filluar nga pedalet e gazit dhe frenit e deri të dyshemeja e punuar nga mati.
Fuqia motorike është rritur dukshëm falë sistemit ECU që është huazuar nga M50.
Ajo tani posedon motor me 450 kuaj fuqi që i mundëson të zhvilloj shpejtësi marramendëse, derisa besohet që nga 0-100 km/h nuk e ka fare problem ta arrij për vetëm 4 sekonda.
Por në Hamann kanë bërë të ditur se projekti nuk është përfunduar në tersi, pasi aty priten të realizohen edhe disa ndryshime tjera si në shasi ashtu dhe në motor.