01 Maj 2024

Presidenti Obama kritika ndaj kompanive të naftës

Washington, 3 mars - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, po kritikon kompanitë e naftës dhe gazit, duke thënë se ato po bëjnë fitime edhe pse konsumatorët po paguajnë çmime më të larta për të ngarë makinat dhe për të ngrohur shtëpitë e tyre.

Presidenti vizitoi qytetin Nashua në Nju Hampshir dje, për të tërhequr votuesit dhe studentët që ishin për vizitë në një program trajnimi teknologjik të automjeteve.

Ai u bëri thirrje ligjivënësve të ndërpresin subvencionimin prej 4 miliardë dollarësh të industrisë së naftës dhe gazit, dhe u bëri thirrje atyre të bëjmë më shumë për të nxitur zhvillimin  e burimeve alternative të energjisë.

Zoti Obama  tha se kompanitë e naftës dhe gazit po bëjnë fitime të mëdha, megjithë gjendjen e turbullt në Lindjen e Mesme që ka sjellë ngritjen e çmimeve në nivele rekord.

Çmimet e karburantit janë ngritur ndjeshëm javët e fundit dhe pritet të ngrihen edhe më tepër me afrimin e sezonit të verës.

Kandidatët republikanë për president kanë kritikuar zotin Obama për bllokimin e ndërtimit të një naftësjellësi nga Kanadaja në teritorin e Shteteve të Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)