Porsche bëhet aksionar kryesor në Volkswagen

Frankfurt, 27 shtator - Prodhuesi gjerman i makinave Porsche SE ka njoftuar blerjen nga Suzuki të 1,5 për qind të aksioneve të Volkswagen AG.
Me blerjen e këtyre aksioneve, Porsche do të rrisë pjesëmarrjen e saj në aksionet e zakonshme të VW-së në 52,2 për qind, ndërsa pjesën e saj në kapitalin e regjistruar në 32,4 për qind.
Ky veprim ndodhi disa ditë më vonë pasi Volkswagen-i është goditur nga skandali i pretendimeve se ka manipuluar testet mbi emetimin e gazrave të motorëve me naftë në SHBA.
Porsche në deklaratën e saj të sotme thekson se kjo blerje tregon një angazhim të fortë për forcimin investimeve të saja kryesore, dhe theksoi rolin e saj si aksionar kryesor në Volkswagen.