24 Dhjetor 2024

Polonia do të fillojë prodhimin e makinës klasike Syrena

Varrshavë, 26 tetor - Makina e dashur për polakët, Syrena, një simbol i industrisë së prodhimit të makinave në periudhën sovjetike, së fundi është transformuar për t\'iu përshtatur shekullit të 21-të.

Modeli i ri S201 është personifikim i trashëgimisë dhe nostalgjisë për polakët, ashtu sikurse makinat Mini për britanikët dhe Fiat 500 për italianët.

Makina Syrena është simbol i industrisë polake të automobilëve në periudhën sovjetike.

Mes viteve 1957 dhe 1983  në Bielsko-Biala të Polonisë, u prodhuan mbi gjysëm milioni Syrena. Tani kjo markë është kthyer sërish në treg.

Dariusz Fabisiak, është president i firmës AMZ Kutno:

\"Gjithshka filloi pak vite më parë. Babai im, Zygmunt Fabisiak dhe një tjetër Mieczyslaw Wosko, janë ideatorët e këtij transformimi. Ata u takuan në një konferencë dhe mësuan se të dy donin të bënin diçka në fushën e biznesit të makinave. Që të dyve u rrjedh benzinë në vena, në vend të gjakut.\"

Ata vendosën të rifillojnë prodhimin e makinave polake, duke ndërtuar një model të ri Syrenka, siç e quan atë me përkëdheli Fabisiak.

Modeli i ri Syrena S201 - u inaugurua në fillim të muajit, me një reklamë të veçantë.

Kompania AMZ Kutno e paraqiti atë si ringjalljen e drejtpërdrejtë të makinës FSO Syrena.

Iwona Wendel, zëvendësministre e infrastrukturës dhe zhvillimit, thotë se shpreson që makina e re t\'i japë një shtytje ekonomisë polake:

\"Projekti po përparonte shumë shpejt. Ai filloi në vitin 2012, pra u deshën pak a shumë dy vjet për prodhimin e makinës së re. Ne i mbështesim të gjitha projektet që përmirësojnë ekonominë polake.\"

Industria e automobilëve të prodhuar në Poloni kaloi kohë të vështira pas rënies së komunizmit në vitin 1989.

Andrzej Stasiak, është kryeinxhinier i uzinës:

\"Kjo është makina e parë për pasagjerë e projektuar dhe prodhuar në Poloni pas 50 vjetësh dhe është miratuar nga autoritetet.\"

Dariusz Fabisiak, presidenti i firmës AMZ Kutno, thotë se prodhimi i makinës S201 do të fillojë pas dy vjetësh.

Tani kompania po punon për përcaktimin e kostos dhe po kërkon investitorë të interesuar për prodhimin e makinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)