Podujeva do të mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm
Podujevë, 15 janar - Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” ka njfotuar konsumatorët e qytetit të Podujevës se, që nga ora 10.00 e mëngjesit të ditës së sotme do të mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm.
Arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë për tërë qytetin e Podujevës, janë punimet teknike në gypin me diametër 400 mm në fshatin Surkish.
Punimet teknike do të zhvillohen për t,i parandaluar rrjedhjet e mëdha në gyp, që kanë ndodhë kohëve të fundit.
Sanimi i defekteve në gypin 400 mm do të përfundojë gjatë ditës së sotme.
Intervenimet e tilla në rrjetin primar dhe sekondar, po realizohen me qëllim të përmirësimit të shërbimeve të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit për konsumatorët.