Peugeot prezanton modelin e ri 308 GTi
Paris, 19 qershor - Pas publikimit të disa fotografive në internet, Peugeot është ngutur që të prezantojë modelin e ri të 308 GTi.
Modeli është më agresiv se paraardhësi 308 GT dhe kjo mund të vërehet edhe në dritat e përparme dhe në grilë. Fuqia në këtë veturë vjen nga motori 1.6 litra me katër cilindra e turbo të dyfishtë që sigurojnë deri në 270 kuaj fuqi.
Me këtë motor Peugeot 308 GTi shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 6.2 sekonda derisa shpejtësia maksimale nuk është bërë e ditur nga kompania franceze.
Shitja e këtij modeli do të fillojë pas pak ditëve dhe pritet të kushtojë 28 mijë funte.