Peugeot me modele speciale

Paris, 19 tetor - Prodhuesi i njohur i automobilave Peugeot ka përgatitur modele speciale dhe mjaft të pasura me pajisje, atë Peugeot 207 Sportium dhe modelin e ri Peugeot 308 Sportium.
Peugeat 207 Sportium me pesë dyer, posedon pajisjet e klimës, autoradio RD4 dhe MP3 lexuesin, dritat e mjegullës, katër jastëk ajri, ndërsa pamjen atraktive sportive e pasuron, e përmbush, timoni sportiv, pedalet nga alumini dhe pushimorja për këmbë si dhe kapakët e rrotave nga alumini 15.
Njëjtë është i pajisur edhe modeli Peugeot 308 Sportium i cili po ashtu si modeli paraprak i ka pesë dyer.
Pajisjet serike të këtij automobili i përbëjnë pajisja e klimës automatike dyzonëshe, radio CD player me MP3 lexuesin, tempomati me rregullatorin e shpejtësisë, katër jastëk të ajrit, WIP Bluetooth, timoni i lëkurës sikur edhe doreza e ndërruesit, ABS
derisa ndjenjën sportive edhe më shumë e potencojnë pedalet nga alumini dhe pushimorja për këmbë, pragjet e aluminit të dyerve, LED dritat dhe kapakët e rrotave prej 16.
Modelet e këtyre dy serive speciale do të jenë në dispozicion nga 30 nëntori i këtij viti.