03 Maj 2024

Petrol-i slloven hoqi dorë nga investimi i madh në Mal të Zi

Podgoricë, 12 gusht - Kompania sllovene e naftës Petrol është marrë vesh me Qeverinë malazeze që ta prish kontratën, sipas të cilës në Mal të Zi duhej të investoheshin 155 milionë euro, bënë të ditur mediumet sllovene.

Ish-drejtoria e Petrol-it dhe Qeveria e Malit të Zi në vitin 2007 e formuan kompaninë Petrol Bonus, ku Qeveria malazeze ishte pronar minor.

Petrol në Mal të Zi siaps asaj marrëveshje për pesë vite në Mal të Zi duhej të investonte 155 milionë euro.

Marrëveshja, siç transmetojnë mediumet në Slloveni, është prishur meqë u vlerësua se për shkak të krizës ekonomike qëllimet e saj nuk janë reale.

Pjesa kryesore e investimeve të planifikuara ndërlidhej me planin për gazifikimin e Podgoricës dhe për ndërtimin e depove për derivate të naftës në portin në Bar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)