Përurohet trafo stacioni i ri në fabrikën Rrroni Fer në Gjakovë
Gjakovë, 6 prill - Drejtori i misionit të USAID-it James Hope do të marrë pjesë në përurimin e trafostacionit të ri me fuqi 630kW në ndërmarrjen Rroni Fer në Gjakovë si pjesë e mbështetjes nga ana e USAID-it të bizneseve anembanë Kosovës përmes aktivitetit Fuqizimi i Sektorit Privat.
Rroni Fer është prodhuesi kryesor kosovar i telit të tërhequr të ftohtë dhe shiritave të ngushtë të shtypur të ftohtë.
Sipas pritjeve, trafostacioni i ri do të rrisë kapacitetet prodhuese të Rroni Fer duke i mundësuar zgjërimin e linjës prodhuese të telit dhe përmbushjen e kërkesave në rritje në tregun vendor dhe atë të eksportit.
Ky investim do të kontribuojë në krijimin e 71 vendeve të reja të punës gjatë tre viteve të ardhshme.