Përurohen punimet rehabilituese në sistemin e ujitjes Radoniqi - Dukagjini
Gjakovë, 9 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, do të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të punimeve rehabilituese në sistemin e ujitjes Radoniqi - Dukagjini.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se ceremonia do të mbahet në fshatin Doblibarë në Komunën e Gjakovës.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të ndihmoj Qeverinë e Kosoves të promovoj konkurueshmërin dhe rritjen e prodhimit bujqësor (blektori, horticulture dhe nënsektorë të tjerë) për dekadat e ardhshme përmes zbatimit të masave të përzgjedhura.
Objektivi kryesor i rehabilitimit dhe modernizimit të sistemit të ujitjes Radoniqi-Dukagjini është të ofroj një sherbim ma cilësor dhe në kohë për fermeret dhe të zvogloj humbjet e ujit dhe me këtë edhe uljen e kostove të prodhimit dhe zvoglimin e ndikimit në mjedis.
Sistemi i Ujitjes Radoniqi-Dukagjini përbëhet nga dy infrastruktura të veçanta të ujitjes, të cilat pas luftes u integruan në një ndermarrje të përbashkët Kompania Rajonale të Ujitjes “Radoniqi-Dukagjini” si një sistem i integruar i ujitjes.
Infrastruktura e kësajë Kompanie shtrihet në teritorin e tri komunave të Kosovës dhe atë në komunat Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.
Sistemi i Radoniqit mbulon një siperfaqe ujitëse prej 9,350 ha dhe shtrihet në teritorin e komuave Gjakovë dhe Rahovec I cili furnizohet me ujë nga Liqeni i Radoniqit, me kapacitet prej 113 Milion m3 ujë, përmes kanalit kryesor dhe rrjetit nëntokësorë të gypave dytësorë dhe ata terciar të cilet ofrojn ujin deri tek hidrantet të cilet ndodhen në parcelat e fermerve të këtyre dy komunave.