02 Maj 2024

Përgjysmohen aktivitetet e ndërtimit në Greqi

Athinë, 10 shkurt - Rënie të mëtejshme, në masën 49 për qind shënoi në tetor 2011 volumi i veprimtarisë ndërtuese private, me rezultat kjo veprimtari të jetë ulur në masën 36,9 për qind në fund të dhjetëmujorit, bëri të ditur Autoriteti Statistikor Grek (ELSTAT).

E zymtë parashikohet edhe e ardhmja për këtë sektor, që dikur cilësohej si “lokomotiva e ekonomisë”, dhe në të cilin implikohen dhjetra profesione.

Siç raporton agjencia greke e lajmeve AMNA, parashikimi i zymtë bazohet në faktin se në tetorin e vitit 2011, u dhanë 33,8 për qind më pak leje ndërtimi.

Sipas ELSTAT, në periudhën janar-tetor 2011, veprimtaria ndërtuese paraqet ulje 28,5 për qind sa u përket lejeve të ndërtimit, 41,3 për qind sa i përket sipërfaqeve dhe 36,9 për qind në volum krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)