Përfundon procesi i regjistrimit të ndërtimeve pa leje
Prishtinë, 19 qershor - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor (MMPH), e mbështetur nga USAID, do të shënojë sot përfundimin e procesit të regjistrimit të ndërtimeve pa leje.
Ngjarja, në të cilën do të marrin pjesë ministri i MMPH-së Ferid Agani dhe drejtori i Misionit te USAID-it për Kosovë James Hope, do të zhvillohet në Muzeun Etnologjik Emin Gjiku, me fillim në orën 09:30.
Pjesëmarrës do të jenë edhe Alina L. Romanoëski, koordinatore e Asistencës së SHBA-ve për Evropë dhe Euro-Azi, përfaqësues nga Bashkimi Evropian, kryetarët e komunave dhe drejtorët e urbanizmit të komunave te Kosovës.