01 Maj 2024

Përfundoi punimet Forumi i Gjashtë Botëror i Ujërave

Marsejë, 15 mars - Republika e Kosovës ishte pjesëmarrëse  në Forumin Botëror të Ujërave i cili u mbajt  në Marsejë të Francës.

Delegacionin Ministror e udhëhoqi Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi.

Ministri Gashi po ashtu  morri pjesë në ceremoninë e hapjes së Forumit, ku ishin të pranishëm  liderë nga të gjitha vendet e botës.

Forumi i gjashtë me rradhë u  mbajt  nën patronazhin e presidentit francez, Nikolas Sarkozi, takimin të hapur e shpalli kryeministrit francez Fransoa Filou.

Në Forumin e gjashtë botëror për ujërat ishin të pranishme 140 delegacione ministrore dhe 800 bashkëfolës të paraqitur, organizata joqeveritare dhe përfaqësues të sektorit publik dhe privat,.

Ministri Gashi prezantoi në Sesionin e nivelit të lartë të organizuar nga Ministria e Energjisë dhe Ujërave e Izraelit. 

Në atë sesion  ministri Gashi foli për sistemin e ujërave të zeza dhe planet për ripërtritjen e këtij sistemi në të ardhmen.

Ministri Gashi po ashtu ka  zhvilluar  takime bilaterale me përfaqësues nga shtete të ndryshme të Botës.

Forumi Botëror i Ujërave është një ngjarje e rëndësishme për mobilizimin e qeverive lokale dhe kombëtare nga të gjitha vendet e botës për  t’i trajtuar sfidat e ujërave dhe për  t’a sjellë këtë problem në të gjitha agjendat politike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)