22 Dhjetor 2024

Për tre muaj, në Gjilan janë inkasuar mbi 300 mijë euro nga lejet e ndërtimit

Gjilan, 18 qershor - Drejtori i Inspekcionit në Gjilan, Nevzad Rushiti, në konferencën për gazetarë, ka deklaruar se për tre muaj janë inkasuar mbi 300 mijë euro.  

“Bashkëpunimi i mirë i Drejtorisë së Inspekcionit me Drejtorinë për Urbanizëm, ka rezultuar që vetëm nga lejet e ndërtimit në Gjilan janë inkasuar mbi 300 mijë euro për tre muajtë e parë të këtij viti, pra për periudhën kur ka filluar ndërtimi në fund të muajit mars e këndej. Inkasim jashtëzaknisht të mirë kemi edhe tek pranimet teknike të lokaleve afariste, sikurse edhe në të hyrat në sektorin e bujqësisë, sanitarisë dhe veterinës”, ka thënë Rushiti.  

Duke folur për punën pesë mujore Drejtorisë, ai ka nënvizuar se sektori i tregtisë është marrë me inspektimin e flamujve të shteteve të prejardhjes së mallit, në të gjitha qendrat tregtare, minimarketet dhe shitoret e vogla, në qytet dhe fshatra.

“Po ashtu, inspektorët e Drejtorisë janë në inspektim të vazhdueshëm dhe kanë bërë ndëshkime dhe gjoba mandatore për ndotësit e ambientit në Komunën tonë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, duke folur për planifikimin për tre muajt e verës, Rushiti Inspeksioni në Gjilan prioritet do të ketë lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët.

“Shfrytëzuesit legal të mos keqpërdorin hapësirën e lejuar nga drejtoria kompetente, në të kundërtën do të pasojnë masat sipas ligjeve në fuqi dhe rregulloreve të Kuvendit të Komunës”, pohoi ai.

Një punë punë jashtëzakonisht e madhe, sipas Rushitit, po bëhet në zbatimin e vendimit të kryetarit Haziri për keqpërdoruesit e ujit të pijshëm, në kohën kur kjo Komunë ka shpallur gjendje emergjente shkaku i mungesës së të reshurave.

“Inspektorët tanë janë në kujdestari 24 orë për secilin aspekt, e në veçanti për të inspektuar keqpërdoruesit eventual të ujit”, ka përfunduar drejtori i Inspekcionit në Gjilan, Nevzad Rushiti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)