PEN organizon kampanjen për reciklimin e tekstilit dhe ripërdorimin e rrobave
Prishtinë, 5 prill - Peer Educators Network (PEN) organizon kampanjën e radhës #ReusetoReduce e cila ka për qëllim rritjen e vetëdijes publike rreth rëndësisë së reciklimit të tekstilit dhe ripërdorimit të rrobave.
Industria e tekstilit konsiderohet si një ndër ndotësit më të mëdhenj të ambientit, ku 20% e ujërave të pijshëm ndotet si pasojë e saj.
Me këtë rast, PEN fton qytetarët e vendit që të dhurojnë rroba që nuk i përdorin, të cilat më pastaj do të dërgohen tek organizata AMC-Action for Mothers and Children, për të ju ndihmuar nënave dhe fëmijëve në nevojë.
Ky aksion do të zhvillohen në sheshin “Zahir Pajaziti” nga dita e hënë deri të enjten duke filluar nga ora 10:00 deri 16:00.