Pëlcitje gypi në rrugën 'Tirana' në Prishtinë
Pëlcitja e gypit të ujit me diametër fi 200 mm, gjatë ditës së sotme në orën 12.30, ka bërë që rruga në fjalë të ketë ndërprerje uji.
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në sanimin e defektit.
Ndërprerjet e tilla për shkak të punimeve teknike sipas KRUP janë punime dhe ndërprerje uji të paplanifikuara.