Pëlcitje e gypit të ujësjellësit në Prishtinë
Prishtinë, 12 maj - Kompania Ujësjellësit Prishtina ka bërë të ditur se sot në orën 5:00 të mëngjesit ka ndodhë një pëlcitje e tubit AC me diametër DN 300 milimetra në rrugën 'Luan Haradinaj' dhe 'Kosta Novakovic' në Prishtinë.
Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit me të marë informatën, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin i cili ka ndodhë papritur.
Për shkak të natyrës së defektit, diametrit të tubit dhe pozicionit ku ka pëlcitë, ndërprerja e ujit paralelisht me sanimin e defektit do të zgjasë deri sot në orën 18.00. Pa ujë janë zonat përreth pëlcitjes së tubit.
Ekipet teknike janë duke bërë të pamundurën që sanimi të kryhet mirë e shpejtë.