Pëlcet gypi i ujit në Bresje të Fushë Kosovës
Prishtinë, 17 mars - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' (KRUP) ka njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit ka pëlcitë tubi i ujit me diametër fi 250 mm por kësaj radhe në Bresje të Fushë Kosovës.
Ekipet teknike janë në teren me të gjitha kapacitetet e e nevojshme për punë dhe po merren me sanimin.
Pa ujë të pijshëm janë objektet e banimit duke filluar nga rrethi i Fushë Kosovës e deri në Bresje (rruga për Pejë).
Se sa do zgjatë sanimi sipas Ujësjellësit 'Prishtina' (KRUP) varet nga natyra e dëmtimit.