Pastrohet rezervuari i objektit prodhues Kroni në Fushë Kosovë
Prishtinë, 3 prill - Gjatë ditës së sotme Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' ka planifikuar të bëjë pastrimin e rezervuarit të ujit në objektin prodhues Kroni në komunën e Fushë Kosovës.
Në kuadër të pastrimit të rezervuarit do të realizohen edhe disa riparime të domosdoshme në këtë sistem me ç’rast, konsumatorët të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i objektit prodhues Kroni/Kuzmin, nuk do të kenë furnizim me ujë që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së nesërme e deri në mbrëmje.
"Sikurse pastrimi i rezervuarit ashtu edhe riparimet e nevojshme në rrjetin ekzistues, janë të domosdoshme bazuar në shërbime cilësore për konsumatorët e zonës në fjalë", thekson Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina'.