06 Maj 2024

Os Car automobili i parë turk me energji elektrike

Stamboll, 6 dhjetor - Automobili i parë turk "Os Car" që do të punojë me energji elektrike do të fillojë udhëtimin në 2012-ën.

Automobili turk me energji elektrike "Oscar ElectriCity" do të dalë në trafik në vitin 2012.

Oscar City që bën 90 km shpejtësi dhe mund të përshkojë një distancë 160 km të gjatë, në vitin 2012 do të fillojë të qarkullojë në trafik.

Ajdën Xhëmert, Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë, i cili vuri në dukje se eksportin e parë të modelit KOBY të mjeteve industriale me elektrik ata e realizuan javën e kaluar në Egjipt, tha se aktualisht duke përfituar edhe nga përvoja e mjeteve që kanë prodhuar për qendrat tregtare, aeroportet, dhe industrinë e mbrojtjes ata kanë arritur të prodhojnë automobilin me elektrik.

Pas llogaritjes së kostos Xhëmert është shprehur se modeli Oscar City do të prezantohet në treg në vitin 2012 dhe se në këto lloj prodhimesh punohet sipas porosive.

"Ne do të fillojmë prodhimin duke marrë porosi në grupe të përbëra nga 20, 50 automobilë", tha Xhëmert.

Kurse Xhan Xhynejt Ashëkllar, një prej arkitektëve të modelit Oscar City, tha se për ta lehtësuar makinën mbulesa e jashtme do të jetë tërësisht me material fibër karboni.

"Modeli i parë është për dy persona por më tej mendojmë të prodhojmë edhe modele për 4 persona", tha Ashëkllar.

Ai vuri në dukje se çmimi i automobilave në fjalë është 12 mijë deri në 15 mijë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)