OPEC vendos të ul prodhimin e naftës deri në mars 2020
Paris, 3 korrik - OPEC-u dhe aleatët e tij të udhëhequr nga Rusia, kanë rënë dakord të zgjatin shkurtimin e prodhimit të naftës deri në mars të vitit 2020.
Konsensusi ka si qëllim mbështetjen e çmimit të naftës së papërpunuar, në kushtet kur është dobësuar ekonomia globale dhe është rritur prodhimi në ShBA.
Aleanca, e njohur si "OPEC+", ka ulur furnizimin me naftë nga viti 2017, për të parandaluar rënien e çmimeve, teksa konkurrenca nga Shtetet e Bashkuara është rritur .
ShBA-ja është bërë vendi më i madh prodhues i naftës në botë, duke e kaluar Rusinë dhe Arabinë Saudite.
Frika e uljes së kërkesës globale për shkak të mosmarrëveshjes tregtare kino-amerikane, ka shtuar sfidat me të cilat përballet OPEC-u.