22 Dhjetor 2024

OPEC-u mund të ulë furnizimin me naft

Abu Dhabi, 13 nëntor - Çmimet globale të naftës u rritën, pasi Arabia Saudite shpalli se OPEC-u dhe vende të tjera prodhuese të naftës mund të ulin vëllimin e furnizimit.

Ministri saudit i Naftës Khalid al-Falih tha se qëllimi ishte të "ribalancojë" tregun, pasi sanksionet e propozuara të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit nuk arritën të ulin prodhimin nga Teherani.

Në një konferencë për çështjet energjetike në Abu Dhabi, Al-Falih u shpreh se OPEC-u e ka furnizuar më shumë se ç'duhet tregun gjatë gjashtë muajve të fundit, duke sjellë uljen e çmimeve.

"Ne kemi marrë vendime që kanë pasur një ndikim të rëndë në interesat tona fiskale afatshkurtër dhe afatmesëm. E bëmë këtë vetëm në gjashtë muajt e fundit. Ne e mbifurnizuam tregun, shtuam stoqet dhe e çuam çmimin në tregje nga 100-110 dollarë amerikanë ku mund të ishte fare lehtë në shtator ose tetor, në 70 dollarë amerikanë që është sot, sepse donim të ndihmonim sistemin ekonomik botëror," vuri në dukje Al-Falih.

Ndërsa ministri i Naftës i Emirateve të Bashkuara Suhail al-Mazrouei tha se OPEC-u do të bëjë "gjithçka që duhet" për të ribalancuar ofertën dhe kërkesën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)