23 Dhjetor 2024

OPEC-u kërkon reduktim të prodhimit të naftës me 4 për qind

Vjenë, 1 nëntor - Shtetet anëtare të OPEC-ut i kërkuan homologut të tyre rus, Alexander Novak, reduktimin e prodhimit të naftës me 4 për qind nga niveli aktual i prodhimi.

Ministrat nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj të OPEC-ut në rajonin e Gjirit i kërkuan homologut të tyre rus, Alexander Novak, reduktimin e prodhimit të naftës me 4 për qind nga niveli aktual i prodhimit, gjatë një mbledhjeje në Austri mes vendeve anëtare të OPEC-ut dhe vendeve joanëtare prodhuese të naftës.

Rusia, që paralajmëroi prodhimin prej rreth 4 milionë fuçi nafte në ditë, njoftoi javën e kaluar se është pajtuar që të ngrijë prodhimin në bashkëpunim me vendet e OPEC-ut, por jo ta reduktojë atë.

Nga ana tjetër, prodhuesi i dytë më i madh i OPEC-ut, Iraku, ka kërkuar gjithashtu përjashtimin e mundësisë së reduktimit të prodhimit së bashku me vendet e tjera si Libia, Nigeria dhe Irani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)