OPEC-u drejt marrëveshjes për kufizimin e prodhimit të naftës
Prishtinë, 29 nëntor - Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) do të mblidhet të mërkurën në Vjenë për arritjen e një marrëveshje për kufizimin e prodhimit me qëllim rritjen e çmimit të naftës.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) do të mblidhet të mërkurën në Vjenë për arritjen e një marrëveshje për kufizimin e prodhimit me qëllim rritjen e çmimit të naftës, ndërsa rëndojnë pasiguri të shumta mbi këto negociata shumë të ndërlikuara, kryesisht për praktikat e një marrëveshje të këtij lloji.
Kjo është hera e parë prej 8 vitesh që karteli bie dakort për uljen e prodhimit.
Prej disa javësh, negociatat mes 14 anëtarëve për përcaktimin e kuotave nga vendet janë në rrugë të mbarë drejt marrëveshjes, e kërkuar unanimisht nga vendet me varësi të theksuar nga rezervat e naftës (Nigeria, Venezuela), por të kompromentuara nga rivaliteti i theksuar mes Iranit dhe Arabisë Saudite dhe situatës së pasigurt të disa prodhuesve në luftë (Irak, Libi).