OPEC shqyrton uljen e prodhimit të naftës për shkak të koronavirusit

Vjenë, 5 shkurt - Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatja e saj, Rusia, po diskutojnë në Vjenë për një reduktim të ri të prodhimit dhe për mundësinë për të afruar takimin e tyre, të parashikuar p[r në fillim të marsit, theksoi sot zëdhënësi i Ministrisë irakiane të Naftës.
Komiteti teknik i OPEC-ut dhe partnerët do të diskutojnë sot dhe nesër për uljen e çmimit të naftës bruto në lidhje me epideminë e koronavirusit të ri për të ndihmuar kartelin që të rregullojë kuotat e prodhimit për të ndikuar tek çmimet.
“Sipas nevojave të tregut dhe ndikimit të epidemisë të koronavirusit, a do të jetë i nevojshëm një reduktim? Kjo është ajo për të cilën do të diskutojë komiteti në bazë të raporteve teknike që i janë paraqitur”, konfirmoi Assem Jihad.