OPEC mund të ulë kuotat e prodhimit në 30 milion fuçi nafte në ditë
Paris, 5 qershor - Në takimin e të premtes Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës OPEC mund të ulë kuotat e prodhimit, pas 30 milion fuçi nafte në ditë që ishte prodhimi i naftës bruto nëntorin e kaluar, rreth 40% e prodhimit botëror bruto.
Sipas Bloomberg në muajin maj prodhimi i naftës u rrit në 31 milion fuçi në ditë.
Tregu u tërhoq pas parashikimit të FMN-së për rënie ekonomike në vitin 2015 në SHBA, që është konsumuesi më i madh i naftës në nivel botëror, duke shënuar 2.5% krahasuar me parashikimin prej 3.1% që ishte në prill.
Presidentja e FMN-së Christine Lagarde deklaroi të enjten se parashikimi i referohej performancës së dobët të tremujorit të parë të vitit.
Ekonomia amerikane shënoi një rënie prej 0.7% në tremujorin e parë, duke shënuar tkurrjen e saj të tretë pas krizës financiare të mesit të vitit 2009.