OEK prezanton rezultatet e studimit rreth barrierave të sektorit të ndërtimit
Prishtinë, 4 prill - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) do të prezantojë rezultatet e studimit rreth barrierave dhe mundësive të sektorit të ndërtimit në vend, të identifikuara në kuadër të indeksit të klimës së biznesit për tremujorin e katërt të vitit 2017.
Ky studim është projektuar për të identifikuar dhe artikuluar pengesat e të bërit biznes për komunitetin e biznesit në Kosovë dhe parashikimin e trendeve të ekonomisë së vendit në periudhë tre mujore dhe periudhë ciklike gjashtë mujore.
Sektori i ndërtimit në vendin tonë rezulton të jetë mjaft optimist dhe aktiviteti biznesor i tyre është në rritje.
Prezantimi i rezultateve mbahet në lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës, duke filluar nga ora 11:00.