OEAK prezanton indeksin e zhvillimit të sektorit të prodhimit
Prishtinë, 23 maj - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizon tryezën e radhës të titulluar 'Indeksi i Zhvillimit të Sektorit të Prodhimit', ku do të prezantohen të gjeturat e një studimi mbi konkurrueshmërinë e sektorit të prodhimit.
Paneli do të përfshijë diskutime nga Ministri i Financave, Bedri Hamza, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, dhe Leonora Kusari nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).