Obama i vë veto ndërtimit e tubacionit të naftës mes Kanadasë dhe SBHA
Washington, 25 shkurt - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka vënë veto legjislacionit për ndërtimin e tubacionit të naftës Keystone XL midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara.
Kongresi, i kontrolluar nga Republikanët, ka dërguar ligjin te presidentit më 24 shkurt.
Tubacioni prej 875 miljesh (1,400 km) do të transportonte naftën e papërpunuar nga Alberta e Kanadasë në Nebraska të SHBA-së, ku do tiu bashkohej gypave që arrijnë në Teksas.
Projekti ka vënë përballë Republikanët dhe mbështetësit e tjerë, të cilët thonë se ai do të krijonte vende të reja pune, kundër Demokratëve dhe ambientalistëve, të cilët mendojnë se tubacioni do ti kontribuojë ngrohjes globale përmes emetimeve të karbonit.
Kjo është hera e tretë që Obama, si president, i vë veto një ligji dhe hera e parë prejse Republikanët kanë fituar kontrollin e plotë të Kongresit në muajin nëntor.