OAK përshëndet mosvotimin e Projektligjit për Miniera dhe Minerale
Prishtinë, 30 maj - Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) përshëndet mosvotimin e sërishëm të Projektligjit për Miniera dhe Minerale në seancën e sotme në Kuvend, duke kërkuar që ky Projektligj përfundimit të rikthehet në Komision Parlamentar për ndryshimet e kërkuara.
OAK së bashku me bizneset e këtij sektori ka zhvilluar deri më tani me dhjetëra aktivitete qoftë në tryeza me biznese, institucione dhe deputetë që nga fillimi, që ky projektligj të mos votohet në gjendjen aktuale duke i dhënë arsyet e forta në lidhje me këtë, të cilat Ju janë drejtuar edhe me shkrim disa herë.
Kujtojmë se ky projektligj ka më shumë se 1 vit që është në Parlament dhe kjo përpjekje e sotme është një nga përpjekjet e shumta që janë bërë për ta votuar këtë projektligj.
Qëllim kryesor i këtyre kërkesave është krijimi i lehtësirave për këtë sektor që konsiderohet si një nga sektorët më me ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit.
Andaj, Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon më insistim që Projektligji për Miniera dhe Minerale të rikthehet dhe një herë në Komision Parlamentar, duke e konsideruar që ky rikthim do të jetë mjaft frytëdhënës, në mënyrë që edhe miratimi i ligjeve të bëhet konform nevojave të bizneseve.