OAK përkrahë biznesin Lina-Ks SH.P.K në zgjidhjen e problemit me KPMM
Prishtinë, 12 prill - Me qëllim të diskutimit rreth zgjidhjes së problemit dhe përkrahjes së biznesit Lina-Ks SH.P.K., Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) zhvilloi takim me Bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).
Qendresa Ibrahimi, Koordinatore e OAK, falënderoi Bordin e KPMM-së për pritjen dhe pati si kërkesë të sqarojnë dhe diskutojnë më detajtisht lidhur me rastin, dhe të japin ndonjë alternativë për zgjidhjen e problemit të biznesit Lina-Ks SH.P.K pasiqë biznesi në fjalë i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara për liçencim, në mënyrë që kompania të startoj me punë.
Sokol Godeni, përfaqësues i Lina-Ks SH.P.K, shpjegoi para bordit drejtues të KPMM për problemin, shpenzimet dhe peripetitë e mëdha rreth procedurave për liçencim. Godeni deklaroi se kompania të cilën e përfaqëson i ka kryer të gjitha obligimet shtetëtore andaj kërkoi një zgjidhje për të.
KPMM i kishte kthyer një përgjigje më herët, me të cilën e kishte njoftuar se edhe përkundër kërkesave që të plotësoj të gjitha kushtet, me ligj është e ndaluar që të shes prodhimin.
Kryetari i Bordit të KPMM, Musa Shabani, tha se kanë trajtuar me kujdes lëndën në fjalë dhe se kanë parë se lënda ka qenë e kompletuar 90% andaj kishte edhe disa detaje të tjera të plotësohen.
Në fund, kryetari Shabani këshilloi përfaqësuesin e Lina-Ks SH.P.K me disa udhëzime të tjera për plotësim dokumentacioni për të zgjidhur rastin.
OAK është duke punuar vazhdimisht me qëllim të ndryshimit të klimës së të bërit biznes në Kosovë.