Niveli në liqenet akumuluese po bie nën kuotën maksimale
Prishtinë, 8 prill - Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina” (KRUP) ka njoftuar se niveli i ujit në liqenet akumuluese ka pësuar rënie.
Sipas ujësjellësit, niveli i ujit në liqenin e Batllavës është minus 4.20 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus 4.74 metra nën kuotën maksimale.
“Çdo javë po bie nga 20 cm, pothuajse në të dyja liqenet. Çfarë mund të bëjë secili prej nesh, për të ndaluar keqpërdorimin e ujit, për të ruajtur ujin për periudhat vijuese”, thuhet në një komunikatë të ujësjellësit, i cili ka dhënë edhe disa këshilla që duhet përmbajtur secili konsumatorë i ujësjellësit ,,Prishtintina”.
Në komunikatë thuhet se nëse i përmbahemi në përpikmëri këtyre këshillave të lehta , duke filluar nga koha e tashme, Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” Prishtina”, do ta furnizojë me ujë të pijshëm secilin konsumatorë në mënyrë të barabartë dhe pa reduktime.