Niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe Badovcit akoma nën kuotën maksimale
Prishtinë, 24 qershor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" (KRUP) ka bërë thirrje që të vazhdohet me shpenzimin racional të ujit të pijshëm.
Edhe pas reshjeve të shiut javën e fundit niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 628.47 metra mbi nivelin e detit ose 6.53 m nën kuotën maksimale.
Ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 640.10 metra mbi nivelin e detit ose 9.75 m nën kuotën maksimale.
Nga java e kaluar, liqeni i Badocit ka ngritje të nivelit prej 0.95 metra, ndërsa ngritje më të theksuar kemi në liqenin e Batllavës 1.61 m.