04 Maj 2024

Nissan Leaf, automobili i vitit

New York, 10 maj - Nissan Leaf, makina elektrike pa emetim të gazrave të dëmshëm, është shpallur automobili botëror i vitit 2011 në panairin ndërkombëtar të automobilave në New York, dhe ky konkurrent i kishte BMW seria 5 dhe Audi A8.

Ky është çmimi i fundit nga shpërblimet e shumta që i mori kjo makinë, e cila është e dedikuar për tregun masiv botëror, dhe e cila njëherësh është shpallur edhe automobili evropian i vitit.

Autonomi me më shumë se 160 kilometra

Anëtarët e jurisë e vërejtën se: “Leaf ia hap dyert ‘Nissan-it’ drejt botës ‘së fuqishme’ elektrike. Ky ‘hatchback’ me pesë dyer dhe pesë ulëse sipas të dhënave të ‘Nissan-it’ e ka autonominë prej më shumë se 160 kilometra.

Në rrjetin elektrik prej 220-240 V ky mbushet për rreth tetë orë dhe nuk ka asnjë gaz të dëmshëm që e lëshon. Për shkak peshës së ulët në kthesa futet ‘ashpër’ dhe në mënyrë praktike pa rrëshqitje dhe dridhje. Ndjenja në vozitje është pothuajse e njëjtë sikur në automobilin klasik, përveç që është më i qetë”.

Përzgjedhja e automobilit vjetor të vitit mbahet që nga viti 2004, ndërsa fituesit i përzgjedh juria e përbërë nga gazetarët e automobilizmit nga Azia, Evropa dhe Amerika e Veriut. Nissan Leaf në shitje është në Japoni, ShBA dhe në disa tregje të caktuara evropiane.

Në tregjet tjera botërore do të gjendet në vitin 2012. Momentalisht është duke u prodhuar në fabrikën e “Nissan-it” në Oppami, Japoni. Në fund të vitit 2012, prodhimi fillon edhe në fabrikën amerikane në Smyrna, ndërsa më së largu deri në fillim të vitit 2013 edhe në fabrikën e “Nissan-it” në Sunderland, Britani të Madhe.

Më shumë se 90 partneritete

Në përpjekjen që të bëhet udhëheqësi botëror i prodhimit të automobilave pa emetimi të gazrave të dëmshëm, “Nissan” së bashku me “Renault-in”, partnerin e tij, ka arritur më shumë se 90 partneritete me qeveri, udhëheqje lokale dhe me fabrika në tërë botën, dhe atë jo vetëm për zhvillimin dhe prodhimin e makinave elektrike dhe akumulatorëve me litium-ion por edhe për shkak të promovimit të “lëvizjes së qëndrueshme”.

“Nissan” me qasjen e tij stimulon botën që “lëvizjen ta bëjë më të qëndrueshme” duke përmirësuar dhe zhvilluar infrastrukturën dhe mundësinë e promovimit dhe përdorimit të materialeve të reciklueshme dhe sistemit gjithëpërfshirës të energjisë, duke përfshirë edhe shfrytëzimin e akumulatorëve të përdorur me litium-ion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)