Nissan Juk, për një muaj 15.000 porosi
Tokio, 9 korrik - Çmimi prej 16.500 euro siç duket ka qenë shumë i përshtatshëm për tregun europian, ku janë porositur 15.000 vetura për tipin e ri të Nissan-it – Juk.
Kompania, nuk e fsheh entuziazmin dhe pranojnë se janë shumë të kënaqur nga kjo shitje masive e këtij modeli në Europë, pasi i ka kaluar të gjitha parashikimet.
Nissan Juk, për tregun europian ofron 3 lloje modelesh: Dy prej tyre janë me motor benzine dhe tjetri me dizel.
Paketa bazë – Visia, kushton 16.500 € – me motor benzin 1.6 litër – 117KS, me sistem ESP, rrota prej 16 inç, gjashtë airbag dhe kondicioner. Kurse tipi më i fortë Turbo 1,6-litër benzin, është me 190 “kuaj fuqi”, kurse dizeli është është 1.5 dCi me 110KS.