19 Maj 2024

Nisin punimet në Sheshin “Zahir Pajaziti”

Prishtinë, 29 korrik - Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, bëri sot përurimin e nisjes së punimeve për ndërtimin e Sheshit “Zahir Pajaziti”.

Ai ka thënë se ky shesh është shumë i rëndësishëm, pasi që do të krijohen kushte shumë të mira për aktivitetet të ndryshme kulturore, sportive dhe ekonomike, për qytetarët e kryeqytetit.

Mustafa gjithashtu tha se shtatorja e Dëshmorit të Kombit, Zahir Pajaziti është zhvendosur dhe është duke u ruajtur te ndërtesa e re e Komunës së Prishtinës. Ai tha nëse duhet që të ndërrohet kjo shtatore shpenzimet do t’i bartë Komuna e Prishtinës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa bëri të ditur se ndërtimi i këtij sheshi do të përfundoj brenda këtij viti dhe do të kushtoi 4.7 milion euro, mjete këto të siguruara nga buxheti i komunës.

“Parat për sheshin janë siguruar me ndryshimet dhe plotësimet e buxhetit që kemi bërë në fillim të këtij viti. Është kontraktuar puna. Punët mendoj që do të kryhen në nivel të shtrimit të pllakave dhe sheshi do te jetë i shfrytëzueshëm ne fund të këtij vit”, tha ai.

Mustafa, po ashtu, deklaroi se fillimi i punimeve në këtë shesh, është vonuar për shkak të rishpalljes së tenderit, pasi që kanë vendosur që gjërat të konkretizohen dhe më shumë dhe punët të definohen saktësisht. Përfundimi i punimeve në ndërtimin e sheshit Zahir Pajaziti është paraparë për 150 ditë pune

Nuk është komuna ajo e cila do të vendos nesër se cila shtatore do të vihet. Ata që e kanë vendos të vihet ajo shtatore, mund të vendosin që ajo prapë të vihet dhe ne plotësisht do ta pranojmë. Nëse qytetarët dhe bashkëluftëtarët e tij, mendojnë që duhet të bëhet edhe një konkurs, për një shtatore tjetër, ne do ta bëjmë atë me shpenzime tona. Do ta bartim shpenzimin për atë. Por komuna assesi, s’do ta bart rolin e arbitërit, se cila shtatore do të vendoset aty, sepse janë bashkëluftëtarët familja, janë qytetarët ata që duhet të vendosin lidhur me atë”, theksoi Mustafa.

.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)