06 Maj 2024

Nis ndërrimi i rrjetit të ujësjellësit në Mitrovicë

Mitrovicë, 30 mars - Me mbështetjen e Qeverisë së Lusemburgut ka nisur realizimi i projektit për ndërrimin e rrjetit të ujësjellësit në Mitrovicë. Zyrtarët komunalë dhe ata të “Ujësjellësit rajonal” e kanë mirëpritur këtë projekt, me të cilin do të përmirësohet cilësia e ujit dhe do të eliminohen humbjet e ujit në rrjet.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, ka falënderuar Qeverinë e Luksemburgut për donacionin në vlerë prej 4.5 milionë eurosh për këtë projekt kapital për Mitrovicën. “Rrjeti ekzistues është shumë i vjetruar dhe me teknologji të tejkaluar, andaj rregullimi i rrjetit do ndikoj në përmirësimin e cilësisë së ujit”.

Ndërsa, drejtori i “Ujësjellësit rajonal”, Faruk Hajrizi, tha se përfundimisht me këtë projekt do të eliminohet teknologjia e vjetër e rrjetit. Tha se kjo ndikon edhe në cilësinë e ujit, por edhe në eliminimin e humbjeve të mëdha për shkak të rrjetit të vjetruar.
 
Ai sqaroi se në bazë të projektit parashihet të ndërrohen rreth 10 kilometra rrjet, në pjesën më të madhe të qytetit. “Në të gjitha pjesët e qytetit ku rrjeti është i vjetër do të ndërhyhet dhe do të vendoset i riu”.

Hajrizi njoftoi se punimet do t’i kryej kompania “Aldstar-vkwe”. Tha se në të njëjtën kohë në  terren do të punojnë katër ekipe. “Në bazë të planit dinamik parashihet që punët të përfundojnë deri me 20 nëntor të këtij viti”.   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)