25 Dhjetor 2024

Ndërtimi i fabrikës së kërpudhave përfundon në fund të marsit

Prishtinë, 2 shkurt - Pas përfundimit të punëve në përgatitjen e terrenit dhe punëve tjera nëntokësore, në Gushafc të Mitrovicës po punohet me të madhe në ndërtimin e fabrikës për prodhimin e kërpudhave.

Aktualisht po punohet në ndërtimin e mureve të fabrikës, punë të cilat pritet të përfundojnë shumë shpejtë, në mënyrë që  kështu menjëherë të instalohen pajisjet e arritura një vit më parë, në vlerë prej 27 milionë euro.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, tha se punët për ndërtimin e fabrikës së kërpudhave është duke i kryer Kompania Burimi, si në nënkontraktues i Kompanisë Mabetex, të cilës i është besuar ndërtimi i fabrikës dhe instalimi i stabilimenteve prodhuese.

Bahtiri tha se në ndërtim e sipër është fabrika e parë, e cila do të punësoj mbi 350 punëtorë, për të cilën do të investohen 16 milionë euro, ndërsa që do të prodhojë 16 tonë kërpudha brenda javës.

“Këto investime është duke i bërë Kompania e njohur në botë për prodhimin e kërpudhave “Hirano Mushrooms” nga Japonia.\"

\"Kjo fabrikë pritet të përfundoj dikur në fund të marsit dhe menjëherë do të filloj ndërtimi i fabrikës tjetër, nga një kompani po ashtu e njohur në botë për prodhimin e kërpudhave. Në tërë kompleksin do ndërtohen fabrika për prodhimin e 50 tonë kërpudhave në ditë dhe investimi total në këtë kompleks do të jetë 105 milionë euro, që do të mundësojnë punësimin e rreth 3.500”, thotë kryetari Bahtiri.

Ndërtimi i fabrikave është duke u bërë në pronën e familjes së kryetarit Bahtiri, në fshatin Gushafc, mu pranë lumit Ibër, pasi që për blerjen e tokës pati pengesa të shumta nga individë, grupe dhe institucione të ndryshme.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)