Ndërrohet gypi kryesor i ujit në lagjen Velania në Prishtinë
Prishtinë, 22 korrik - Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina ka njoftuar konsumatorët e lagjes Velania, Dodona, Sofalia , Kolovicë , Tasligje , Vreshta, Ulpiana , Lagja e Spitalit , Muhaxhirët , se gjatë ditës së sotme do të kenë ndërprerje uji nga ora 11:00-18:00.
Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm , janë punimet teknike që do të realizohen nga ekipet e KUR Prishtina në lagjen Velania në Prishtinë, konkretisht ndrrimi i arteries (gypit) kryesore të ujit të pijshëm, me diametër fi 530 mm në rezervuarin e Mirditës.
Duke e cilësuar si arterie kryesore e furnizimit me ujë të pijshëm për më shumë se 30% të kryeqytetit, ndrrimi i këtij gypi po bëhet për shkak të vjetërsisë së tij, derisa po vendoset gyp i ri.
Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e lagjeve të sipër përmendura.